Routing

Faturat nuk do te jene me problem

Sic e di, nese ke kohe qe ben kete pune, kerkesat e klienteve jane te shumellojshme vecanerisht kur vjen tek pagesa. Dikush kerkon ulje cmimi, nje tjeter per fatura te ndara, te tjere perdorin voucher por ka edhe nga ata qe udhetojne per pune dhe paguajne vetem sherbimet ekstra pasi dhomen e paguan kompania. Per te plotesuar te gjitha keto kerkesa, te duhet nje program fleksibel qe ndihmon operatoret front-office ne cdo situate.

Half credit? Full credit? Fatura te ndara? Kerkesat e klienteve te tu jane nje klik larg.

Me modulin Ericsoft Routing do te jesh ne gjendje te menaxhosh ne nje menyre te thjeshte dhe te automatizuar te gjithe tipet e faturave. Ne fakt, mund te vendosen rregulla te vecanta per pagesat half-credit dhe full-credit, por jo vetem. Mundesh gjithashtu te krijosh rregulla komplekse per te ndare faturen apo pezullimin e saj ne me shume se nje dokumenta sipas kategorise se produkteve apo sherbimeve perberese. Per shembull, nese nje kompani paguan per nje punonjesin e saj dhomen, parkingun dhe ujin e minibarit, programi automatikisht krijon nje fature qe permban vetem keto produkte dhe sherbime dhe me pas krijon nje fature te dyte per te gjithe produktet dhe sherbimet ekstra qe klienti ka marre.

Ne konfigurimin e menyrave te pagesave half-credit dhe full-credit, mund te vendosesh prenotuesin (ai qe ben prenotimin), te prenotuarin (ai qe do te qendroje ne hotel) dhe te percaktosh per secilin pagesat qe i takojne. Moduli automatikish aplikon rregullat e paracaktuara, duke lejuar operatorin front-office te leshoje fatura edhe pa ditur specifikat e marreveshjeve me agjensite e ndryshme qe bashkepunoni.

Rradhet ne recepsion nuk egzistojne

Moduli Routing lejon te shpejtosh shume aktivitetet e front-office duke i dhene mundesi operatoreve te:

  • Krijojne permbledhje llogarie apo dokumenta financiare ne avance apo ne date te ndryshme nga data e check-out

  • Ndryshojne ne momentin e fundit zerat e pageses, ne rast kundershtimesh nga klientet apo kur ka produkte/sherbime ekstra per tu shtuar

  • Krijojne numeracione te vecanta me indeksim alfanumerik (1/RH, 1/RR, etj.)

  • Leshojne fatura imediate per kliente te struktures qe perdorin sherbime por nuk qendrojne ne hotel (per shembull, kliente qe perdorin restorantin apo Spa tuaj)

  • Krijojne fatura te personalizuara sipas tipit te zgjedhur te para programuar (Half Credit, Full Credit, produkte monopoli, etj.), duke mundesuar keshtu leshimin e faturave te shumta njekohesisht

Rezervo tani nje demonstrim per ty

Nje ekspert ericsoft do te ndihmoje te gjesh zgjidhjen me te pershtatshme per nevojat e tua

Copyright © 2016 Ericsoft Srl - Via Adriatica, 62 (Italia)
Website created by ericsoft