Destination Management System

Sistemi i menaxhimit te "destinacionit" specifikisht

i dizenjuar per te promovuar lokalitetet turistike


Destinacioni jot ka shume potencial por nuk di si ta reklamosh?

Ericsoft DMS (Destination Management System) eshte nje platforme e krijuar specifikisht per te promovuar dhe menaxhuar gamen e gjere te sherbimeve te ofruara nga lokalitetet turistike. DMS i lejon perdoruesve te:

  • Aksesojne informacion territorial komplet dhe te azhornuar.

  • Kerkojne struktura akomodimi me disponibilitet ne data te caktuara bazuar ne numrin e personave te zgjedhur, duke renditur rezultatet sipas cmimit, yjeve dhe emertimit.

  • Gjejne informacion mbi evente, eskursione, transferta apo sherbime te ofruara nga hoteli apo zona turistike.

  • Prenotojne qendrimin e tyre online pa paguar komisione nga asnje nga strukturat prezente ne platforme.

  • Kerkojne restorante, pub-e, bare, atraksione, etj… qe ndodhen ne gjithe territorin e lokalitetit.

Cfare aftesish duhen per te menaxhuar portalin?

Ne pergjithesi, te menaxhosh nje portal eshte nje pune komplekse por fale Ericsoft CMS (Content Management System), behet nje aktivitet i thjeshte qe mund te kryhet nga cdokush edhe pa patur njohuri te avancuara IT. Pjesa administrative (back-end) e CMS eshte shume intuitive dhe perdoret nga stafi per organizimin dhe monitorimin e krijimit te materialeve te reja online. Ndersa pjesa aplikative (front-end), ofron nje eksperience shume te thjeshte navigimi dhe shfrytezohet nga perdoruesit e portalit tuaj.

Si do te munden hotelieret te shfrytezojne kete sherbim?

Te jesh prezent ne listen e hoteleve te lokalitetit, cdo strukture duhet te perdore [Communicator 4°], nje program te ericsoft qe ben te mundur komunikimin me kanalet e shitjes online.

[Communicator 4°] i lejon hoteliereve te konfigurojne disponibilitetin, cmimet, strategjite, ofertat dhe promocionet jo vetem ne DMS (Destination Management System), por edhe ne Booking Engine dhe OTAs (Online Travel Agencies – p.sh. Booking.com).

Communicator 4° adoptohet ndaj cdo konfigurimi

Ericsoft [Communicator 4°] mund te perdoret ne modalitete te ndryshme bazuar ne nevojat e perdoruesit:

  • Perdorim i vetem i [ Communicator 4°]: ne modalitet online apo client per te sinkronizuar cmimet, strategjite, ofertat dhe disponibilitetin. Prenotimet e marra mund te vizualizohen direkt nga brenda sistemit.

  • Azhornim i disponibilitetit dhe prenotimeve nepermjet XML: sistemi mund te nderfaqesohet me nje PMS jo ericsoft dhe te sinkronizoje prenotimet e marra dhe disponibilitetin.

  • Sinkronizim i disponibilitetit dhe prenotimeve te marra nepermjet programeve [Hotel4°] / [Suite4°]: [ Communicator 4°] ne kete modalitet eshte i integruar by design dhe sinkronizimi i cmimeve, strategjive, ofertave, disponibilitetit dhe prenotimeve te marra eshte bidireksional automatik, duke ulur keshtu nevojen per aktivitete manuale dhe rritur performancen e ketyre proceseve.

Jepi vlere lokalitetit tend turistik me ericsoft destination management system

Zbulo me shume mbi portalet qe bashkepunojne me ne


Riccione
Portali DMS i bashkise Riccione, Itali Zbulo me shume
CENTRO PRENOTAZIONI VIESTE
Portali DMS i bashkise Vieste,s Itali Zbulo me shume

Rezervo tani nje demonstrim per ty

Nje ekspert ericsoft do te ndihmoje te gjesh zgjidhjen me te pershtatshme per nevojat e tua


Copyright © 2017 Ericsoft Srl - Via Adriatica, 62 (Italia)
Website created by ericsoft