Datasheet

Programi i menaxhimit te hotelit se bashku me Booking Engine dhe Revenue Management

ju ndihmon te optimizoni proceset organizative dhe te rrisni rentabilitetin e hotelit tuaj.


Kujt i drejtohet

Hotel 4 eshte zgjidhje funksionale dhe e plote per te menaxhuar aktivitete si: zinxhir hotelesh, rezidenca, resorte, aktivitete turistike dhe tregtare apo cfaredo realiteti tjeter qe kerkon mbeshtetje te besueshme te veprimtarise se saj organizative. Hotel 4 mund te konfigurohet ne varesi te kerkesave te struktures dhe lejon per te punuar si nje hotel i vetem ose multi-property; ajo eshte e shpejte per tu mesuar dhe e lehte per t'u perdorur me nje frontend intuitiv te Ericsoftit.

Programi ofron futjen e rezervimeve nga pika te ndryshme te sistemit, ne varesi te menyres se punes te zgjedhur nga struktura, dhe eshte projektuar per te trajtuar cdo rezervim:

  • Rezervim i drejtperdrejte nga recepsioni i struktures;

  • Rezervime nga portalet IDS (Internet Distribution System); 

  • Rezervimet e bera nga faqja e struktures, por edhe rezervime ne grup dhe kliente kalimtare .

Menaxhimi i rezervimeve

Pamje te qarta, me module te ndryshme grafike, te cilat jane ne dispozicion ne kohe reale, bejne te menjehershme verifikimin e disponibilitetit te struktures:

  • Planifikimi i dhomave: Planifikimi per periudhe eshte nje mjet interaktiv dhe shume i personalizueshem. I mundur dhe per grupin e dhomave, lejon te gjitha operacionet e menaxhimit te skedes se rezervimit dhe konsultimin e rezervimeve te kaluara, te tashme dhe te ardhme;

  • Disponibiliteti ditor: eshte nje mjet per te shfaqur gjendjen e dhomave te lira per nje dite te zgjedhur, nga ku mund te behet futja e rezervimeve

  • Periudha e okpuimit: ofron, brenda nje pamje te vetme, detajet e dhomave te shitura dhe te lira te hotelit per periudhen e caktuar.

  • Situata e dhomave: pervec menaxhimit te gjendjes se pastertise se dhomave, jep parashikimet e dites se punes si disponibiliteti minimal, okupimi maksimal dhe totali i hyrjeve (ardhje, largime, rezervime te refuzuara dhe te tjera);

  • Permbledhje ditore: Pasqyre e gjendjes se te gjithe katit te dhomave, duke treguar te dhenat e klientit ne ardhje ose largim dhe pastertine e dhomave;

  • Menaxhimi i klienteve: eshte nje mjet kerkimi i avancuar, thelbesor per kerkimin e shpejte te nje skede rezervimi me ndihmen e parametrave te shumta te perzgjedhjes.

Kartelat e klienteve

Cdo skede rezervimi, te klienteve individuale ose grupe:

  • Ajo mund te krijohet menjehere duke specifikuar numrin e dhomes direkt ose ne nje moment te dyte: kur te kerkohet, Programi Hotel 4 automatikisht do ta lidhe rezervimin me nje dhome ne dispozicion ne baze te preferencave te specifikuara nga ana e klientit;

  • Ajo mund te futet duke vleresuar cmimin me te mire disponibel dhe duke pasur parasysh preferencat e shprehura; 

  • Ajo mund te japi menjehere informacion te dobishem: fasha e cmimeve, kanalet e shitjeve dhe origjinen e rezervimit, duke lejuar te vleresoni progresin e kerkeses dhe normen e fitimit sipas ndarjes se klienteve;

  • Kjo ju lejon per te pare gjendjen e detajuar te parapagimeve, dokumentave pezull(te pa paguara), llogarite pezull, levizjet e parave, si dhe nocionet per ndryshimet e levizjeve fiskale te parazgjedhura (kujt i drejtohet, llojit te dokumentit, llojit te pageses);

  • Lejon, planifikimin paraprak te produkteve, edhe te perseritur, te futen ne data te perzgjedhura brenda periudhes se qendrimit, ose, ndalon mundesine e futjes te produkteve shtese ne rezervim;

  • Permban detaje te listes se cmimeve te perdorura nga klienti, rregullat e depozitave, anullimin dhe largimin e parakohshem kjo e lidhur me zbritjen qe do ti aplikohet qendrimit;

  • Kjo lejon nxjerrjen direkt te konfirmimit te rezervimit ne gjuhen e zgjedhur e cila permban te gjitha elementet identifikues te skedes se klientit (periudha, tarifat, klientet ...).

Booking Engine

Booking engine eshte zgjidhja per te pajisur faqen e internetit te hotelit me nje sistem efikas rezervimi online. Klienti, kur eshte lidhur me faqen e internetit te hotelit, duke klikuar ne linkun e duhur do te jete ne gjendje per te kontrolluar disponibilitetin e dhomave dhe cmimet, ploteson nje rezervimin ose ben nje kerkese per preventiv. Hoteli mund te procesoj shume propozime, oferta speciale, paketa, last minute dhe dergon te dhenat mbi dhomat e lira nga suite 4.

Rezervimet e marra do te shfaqet direkt brenda programit: nepermjet nje menaxhimi plotesisht te
integruar, keto do te bashkohen automatikisht me rezervimet nga kanalet tradicionale si (email, fax, telefon).

Channel manager

Eshte mjeti qe ofron aftesine per te menaxhuar me nje veprim te vetem disponibilitetin dhe cmimet e Hotelit neper shume kanale kerkimi per rezervime ne internet duke kursyer kohe, shpenzimet operative dhe shmangien e rreziqeve te gabimit.

Eshte e mundur te aplikohen strategji te marketimi ne perputhje me ato te menaxhimit, ne menyre qe te respektohet plani juaj i biznesit; te nderhyet me "stop sale" ne cdo moment, per dhoma apo per cmime dhe te preditesohen kanalet e rezervimit, kur nje rezervim regjistrohet. E gjithe kjo me lehtesi perdorimi te mahnitshme dhe shfaqje te te dhenave ne kohe reale fale komunikimit te dyanshem XML.

Kontratat dhe allotment

Ericsoft ka zhvilluar nje mjet te vecante te dedikuar per menaxhimin dhe kontrollin e nje numri te pakufizuar te kontratave me klientet e biznesit (operatoret turistike apo kompani me te cilat hoteli ka marreveshje tregtare). Disponibiliteti dhe gjendja e shitjeve, per cdo kontrate qe perfshin nje allotment, jane gjithmone te dukshme dhe te modifikueshme.

Ne rastin e allotment, apo allotment shtese, objekti i kontrates eshte i perfaqesuar nga nje pjese e dhomave qe hoteli lejon ti jape ne perdorim, per nje periudhe te caktuar kohe, te biznesit qe eshte klient. Kjo ndodh per dhoma te vecanta dhe per tipologjite e dhomave; cdo agjenci (ose prenotues dhe \ ose agjent ne pergjithesi) mund te lidhe kontrata te diferencuara nga periudha te vlefshme, grupeve dhomash, kushtet e anullimeve apo tarifat e aplikuara.

Suite 4 gjithashtu parashikon krijimin e llojeve te tjera te kontratave, te cilave hoteli i jep te drejten nje agjenti dhe \ ose prenotuesi: nje sasi te caktuar tarifash (qe vijne nga nje rezervim, ose nga marrja e sherbimeve te vecanta ose trajtimeve); nje menyre e vecante e nxjerrjes se llogarise (half credit, full credit etj); nje cmim te vecante, ose kategori cmimesh, dhe politika specifike (Depozita te nevojshme ose vlera e penaliteteve te planifikuara).

Automatizimat e programit aktivizohen kur behet rezervimi, ne rast se prenotuesi posedon nje ose me shume kontrata allotment me parametra qe korrespondojne me ato te rezervimit. Ne cdo kohe, ne saje te printimeve te dedikuara nga ericsoft, ju mund te merrni te gjithe informacionin dhe statistikat e dobishme per kontrollin e ketyre procedurave.

Cmimet dhe Menaxhimi Yield 

Hotel 4 eshte zhvilluar plotesisht ne funksion te revenue management. Programi ofron nje sistem te plote dhe te sakte te menaxhimit te tarifave, duke ofruar aftesi per te krijuar tarifa qe jane te pershtatshme ne kushtet e punes se kompanise dhe, mbi te gjitha, jane te bazuara ne segmente te vecanta te klienteve sesa ne tregjet masive.
Eshte e mundur:

  • Krijohen opsione ne shitje mbi disponibilitetin dhe tarifat (Minimumin e qendrimit, Early booking), kufizimin e ardhjes dhe largimit ne dite te caktuara te javes; Shitja e tarifave te vecanta te lidhura me tipologji te caktuara te dhomave, bazuar ne numrin qe nje tipologji dhome eshte shitur deri ne ate periudhe, ose sipas indeksit te okupimit te te gjithe struktures);

  • Procesimi i tarifave ditore ose paketave multi-ditore , per te menaxhuar me saktesi formula te vecanta; te dhomave apo te personave duke specifikuar menyren ne te cilen cmimi varion ne varesi te numrit dhe llojit te personave te rezervuar;

  • Krijo cmimet qe hyjne ne funksion ne baze te kohezgjatjes se qendrimit ose ne dite te caktuara te javes; duke krijuar tarifat sezonale ose te perseritura ne periudha te ndryshme te vitit;

  • Aplikoni strategji mbingarkimi (Overbooking) per te rritur indeksin e RevPar (Revenue per available room, te ardhurat per dhome ne dispozicion) qe identifikohen te ardhurat dhe potencialin e biznesit;

  • Konfiguro tarifat e rezervuara per klient specifike (ne menyre qe te automatizosh procesin e rezervimeve, qe te jap me shume fleksibilitet per kompanite) dhe tarifa te destinuara per perdorim te brendshem per bashkepunetoret e tu.

Depozitat, anullime dhe largime te parakoheshme

Fale percaktimit te politikave te vecanta eshte e mundur te specifikohen penalitete per te cilat klienti do ti hasi ne rast te anulimit te vonuar, jo-ardhjes, kur largimi esht me heret se data e caktuar, si dhe kushtet e dergimit te nje depozite si konfirmim per rezervimin. Hotel 4 ofron mundesi te:

  • Krijo nje numer te pakufizuar te politikave te anullimit dhe depozitave te lidhura me numrin e neteve, kohezgjatjen e qendrimit, ose sipas nje vlere te caktuar, ne % apo valute;

  • Marrjes se pagesave permes Bank transfer (transferimit bankar), fale interfacing e Hotel 4 me ofruesit e pageses elektronike me te njohura si (PayPal, KeyClient, XPay, B2CPay, Numera, etj);

  • Mundesia te pakufizuar per te krijuar penalitete per ikje te parakoheshme ne baze te numrit te diteve qe parashikohet ikja ose sipas nje shume fikse, ne % apo valute;

Ardhja ( Checkin) dhe manaxhimi i klientit

Klientet qe vijne dhe atata in-house ndiqen me kujdes duke perdorur funksionet e shumta te front office te programit. Nese brenda struktures eshte aktiv sistemi i pageses elektronike, mund te programohen dhe bashkelidhet nje chip card me rezervimet perkatese. Nese programi eshte lidhur me nje sistem te kontrollit te hyrjes ne dhome me karte atehere kryhet komunikimi per aktivizimin e kartes se hyrjes.

Ne kete faze behet aktivizimi i sistemeve te tjera te automatizuar te dhomave, si nje central telefonik dhe Pay tv, me te cilen behet ngarkimi ne debit automatik i sherbimeve te perdorura nga klienti. Moduli centralit aktiv ofron mundesi shtese per te vendosur alarme dhe te nderveproje me pastrueset ne lidhje me gjendjen e pastrimit te dhomave.

Eshte parashikuar dorezimi elektronik i fleteve te informacionit tek autoritetet e Sigurimit Publik (Policia), duke perdorur web server e Policise se Shtetit. Eshte e mundur te procesohet printimi i ISTAT (Tabela A dhe modelet C59 / C60) ne leter, ne ekran ose ne dosjen dedikuar, sipas kerkesave te percaktuara nga organet mbikeqyrese te dedikuara. Me Hotel 4 permbushja ditore kerkuar me ligj mund te trajtohet shpejt edhe nga personeli i paspecializuar.

Debite

Procedurat per debite e produkteve shtese ne program jane te ndryshme, secila ne funksion te metodologjise ose llojit te punes se kryer. Futjat e produkteve mund te ndodhe nepermjet:

  • Pamje te studiuara posacerisht per te kryer ne menyre intuitive dhe te shpejte futjen e produkteve me nje klik. Jane parashikuar te gjitha operacionet e anulimit, modifikimit, korrigjimit, ndarjes ose transferimit te produkteve edhe ndermjet dhomave qe i perkasin tipologjive te ndryshme. Pamjet e debive mund te therriten menjehere si nga skeda e rezervimit ashtu edhe gjate check-out (debite ne minuten e fundit);

  • Planifikimi i debivete te perseritura, madje edhe perpara ne rezervime te klienteve kur nuk jane ende prezent, per shkak te datave te perzgjedhura brenda periudhes se qendrimit;

  • Debite automatike nga ana e sistemit per ato produkte te rregulluara dhe \ ose pajisje te akorduar per blerjen e rrjetit te aplikuar (hyrje spa, masazh tradicional, etj);

  • Pagesa elektronike: eshte e mundur te vendose perdorimin e chip card ose badge transponder, debiti ose krediti, qe klienti mund ti perdore brenda objektit.

Pergatitja, Pastrimi dhe mirembajtja

Hotel 4 gjithashtu ju lejon te menaxhoni te gjitha aspektet e pergatitjes dhe mbikeqyrjes se dhomave:

  • Menaxhimi i kujdesshem i operacioneve te House Keeping permes zonave te vecanta te pastrimit (kryesore dhe suplementare) te lidhura me graden dhe prioritetin e vleresimit te punes se kryer; Statuse te ndryshme te pastrimit si (i paster i inspektuar, pastruar, pastruar per tu kontrolluar, te pista) dhe raportim i dedikuar, madje edhe per nje pastruese te vetme;

  • Menaxhimi i problemeve te mirembajtjes nepermjet perdorimit te arsyeve te difektit dhe raportet specifike;

  • Strukture e detajuar e cila permban nje sasi te madh informacionesh: nga karakteristikat e pergatitjes baze te dhomave; numri maksimal i personave per dhome, te objekteve dhe pajisjeve te lidhura me dhomen (ne cfare sasie dhe me cfare cmimi, nese ka).

Krijimi i skedave, organizimi i kontakteve dhe perdorimi i te dhenave

Fale nje baze te dhenash te qenderzuar, Hotel 4 eshte ne gjendje te percaktoje profilet individuale te klienteve ne baze te kerkesave dhe blerjebe te bera gjate qendrimeve te tyre. Eshte parashikuar menaxhimi i skedave te te dhenave per klientet, furnitoret, prodhuesit dhe perdoruesit e sistemit: Ndarja ne kategori;

ruajtja e te dhenave te pergjithshme per klientin, te dhenave personale dhe dokumentave; ruajtjen e informacionit ne lidhje me ndryshimet e taksave, te tilla si rregullimi paraprak i dukumentit, llojin e pageses, norma e TVSH-se; vendosjen e nje kufiri maksimal te vleres te papaguar; ruajtjen e te dhenave bankare dhe kartave te kreditit; percaktimin e listes se cmimeve dhe perqindjen maksimale te zbritjeve te mundshme; konfigurimin e preferencave te klientit(Vecorite e dhomave, interesat).

Eshte e mundur futja, modifikimi ose shfaqja e te dhenave nga nje menu e vecante, duke lejuar perditesimin e te dhenave personale ne arkivin ekzistues per tu riperdorur me vone.

Llogarite e klienteve dhe menyra e nxjerrjes se llogarise

Printimi i llogarise te shfaqet ne ekran me para se te dale printimi, nese eshte e konfiguruar, e cila ju lejon te shtoni shpejt ndonje produkt qe nuk eshte futur ne llogari apo eshte shperndare ne llogari te tjera, zgjidhni tipin e dokumentit qe klienti deshiron dhe verifikoni saktesine e te dhenave te futura. Pase kesaj ju mund te zgjidhni menyren e pageses, futjen e emrit te klientit ose kompanise, aplikoni ulje apo shtim vlere dhe beni konvertimet ne valute te huaj para se te printohet. Eshte parashikuar gjithashtu:

  • Perdorimi i te gjitha llojeve te dokumentave fiskale: faturave tatimore elektronike, kupona tatimore (per aktivitetin qe e kerkon). Llogaritja e taksave sipas ligjeve ne fuqi;

  • Leshimi i dokumenteve per klientet kalimtare ose ata te cilet perdorin sherbimet e struktures pa rezervim;

  • Krijimi i dokumenteve te perkohshme (draftet) te ndryshueshem deri ne momentin e printimit perfundimtar;

  • Nxjerrja e llogarise ne perputhje me menyrat e programuara dhe te personalizuara (Half Credit, Full Credit, dokument i vecante per monopolet, etj) qe bejne te mundur: printimin e dokumenteve te klienteve ose krijimin e llogarive te parkimit; nxjerrja e dokumenteve te shumta ne te njejten kohe, secila me karakteristika te ndryshme, prenotuesi, agjenti apo me nje emer te vecante.

  • Menaxhimi i llogarive te ndara ne dy menyra te ndryshme per operacionet e kryera nga Touchscreen:

    • Llogari e ndare ne pjese te barabarta. Mundesia per te perzgjedhur numrat e dokumentave qe do te leshohen, llojet e dokumentave dhe llojin e pagesave.

    • Llogari e ndare ne pjese te barabarta. Mundesia per te perzgjedhur numrat e dokumentave qe do te leshohen, llojet e dokumentave dhe llojin e pagesave.

Kerkimi dhe menaxhimi i dokumentave te leshuar

  • Jane te gjitha funksionalitetet e kerkimit dhe menaxhimit te dokumentave te leshuara me ndihmen e filtrave perzgjedhes, permes te cilit mund te shikoni dhe te redaktoni ose anuloni pagesat ose dokumentat e futur gabim;

  • Menaxhimi i dokumentave te papaguara ju lejon te shikoni gjendjen periodike dhe te pergjithshme, ose te analizoni ne detaje per nje klient te vetem (duke perfshire edhe pagesat e kryera), si dhe leshimin dhe menaxhimin e faturave te leshuara te papaguara per te njejten kompani apo agjenci;

  • Menaxhimi i parapagimeve eshte ne gjendje te faturoje paradhenie parash duke i lidhur ato me te dhenat e paguesit ose me skeden i tij te prenotimit ne memyre qe, ne fazen check out, te permblidhen automatikisht dhe shuma zbritet nga totali i dokumentit tatimor te dhomes. Nje depozite, per shembull e derguar nga nje agjenci, ajo mund te zberthehet ne disa pjese per t'u perdorur ne raste te ndryshme apo per rezervime te ndryshme.

Monitorimi dhe analiza e te dhenave te menaxhimit

Jane te shumta dhe te detajuara raportet e krijuar dhe studiuar nga seksionet ericsoft per front office dhe back office te struktures: programi ofron me shume se 300 raporte standarde per te permbushur ne perfeksion nevojat tuaja.

Te gjitha raportet jane krejtesisht te personalizueshem, ne saje te programit te raporteve ericsoft, te eksporteshme ne word, excel,pdf etj.., operatore te ndryshem shohin vetem raportet qe ju caktohen, dhe gjate fazes se mbylljes percaktohen raportet qe do printohen automatikisht.

Nga raportet e shitjeve diore te dokumenteve te leshuara (tarifat, pagesat, levizjet monetare, te permbledhura, te papaguara, etj). nga raporte per monitorimin e no show, waitlist tek ato per kontrollin e orarit te punonjesve, Hotel 4 promovon dhe lehteson kontrollin e vazhdueshem te biznesit tuaj ne cdo aspekt.

Menaxhimi i fjalekalimit dhe procedurat e backup 

  • Konfigurimi i operatoreve te cileve u jepen te drejta specifike , per te pare pamje dhe printime specifike;

  • Eshte e mundur te ndryshohet pamja grafike dhe aspekti funksional per cdo 
    poste pune per nje operator: aksesi pamje te caktuara te operatorit lejon nje siguri te larte dhe nje shpejtesi me te madhe ne perdorim;

  • Perdorimi i pajisjeve te identifikimit te tilla si karta, transponder, gjurmet e gishtave;

  • Kontrolli dhe ruajtja e te gjitha operacioneve te kryera, permes pamjeve dhe printimeve te detajuara periodike;

  • Mundesia per te kerkuar motivime, kufizime ose anullimin e te drejtes per fshirje te produkteve tashme te futura ne skede, aplikimin e uljeve, fshirjen e skedave te prenotimit, leshimin e dokumenteve tatimore ne lidhje me te drejtat e operatorit.

  • Ruajtja e bazes se te dhenave nepermjet procedurave te automatizuara te backup: programi mund te kryej backup ne cdo fund dite, ose manualisht ne cdo kohe.

Mbyllja ditore

Ne fund te dites, kur te gjitha operacionet kane perfunduar, ju mund te vazhdoni me mbylljen ditore: ne kete menyre, programi do te ofroje nje pamje te permbledhur te levizjeve te bera gjate dites, me mundesine e perzgjedhjes per nje post pune ose perdorues te vetem.

  • Nga pamja mbylljes ditore, ju mund te printoni disa tabulate te dobishme ne te cilen jane permbledhur ne detaje rezultatet e dites, sic jane: dokumentet e leshuara; shikon ne total dhe parcial produktet e shitura dhe te fshira; Situata e te papaguarave, te permbledhura ose te arketuara; pagesat e marra dhe levizjet monetare qe kane ndodhur; tarifat dhe komisionet e aplikuara, grumbulluar apo te paguara;

  • Eshte gjithashtu e mundur per te percaktuar cilat jane raportet qe do te printohen automatikisht kur nis perpunimi i mbylljes ditore, ne menyre qe te pershpejtoje operacionet e kontrollit te dites se punes.

Kontrolli i hyrjes dhe TV interaktive

Hotel 4 siguron mjete te fuqishme qe mundesojne nderfaqesim me sistemet e njohura te building automation, si per kontrollin e aksesit (per programimin me karta magnetike qe sherbejne si celes per hyrjen ne dhome ose ato zona te struktures ne te cilen klienti mund te hyj), dhe menaxhimi i TV Interactive (per debitim direkt te llogarise se klientit per koston e sherbimeve Pay-TV te perdorura).

Nepermjet nje veprimi ne check-in, ne programin ericsoft do te aktivizohet menaxhimi i klientit edhe ne programin e jashtem, pa humbur kohe ne duplikimin e te dhenave.

Centrali telefonik

Ky modul ofron aftesine per te menaxhuar dhe importuar brenda ketij programi te gjitha thirrjet e telefonit qe kane ndodhur permes centralit ne perdorim, duke debituar automatikisht llogarine e klienteve me thirrjet e bera nga ana e tyre; Ne kete menyre ju mund te kontrolloni telefonatat e bera nga cdo individ i brendshem ne nje periudhe te caktuar.

Ne rastin e nderfaqesimit me centralet aktive, nder te tjera, moduli gjithashtu ofron funksionalitete te shumta, te tilla si aftesia per te aktivizuar telefonin direkt ne check-in e klientit dhe caktivizimi ne check-out; vendosje alarmit ne telefon per dhomen e klientit, gjate periudhes se qendrimit dhe te nderveprimit me pastrueset ne lidhje me gjendjen e pastrimit te dhomes.

Karakteristika

  • Program menaxhimi me disa baza te dhenash(SQL Server - SQL Express - MSDE)

  • SDK e disponueshme per programues te jashtem per te pershpejtuar operacionet tuaja

  • Implementim dhe reportisitke

Kerkesat minimale te sistemit

  • Sistem operimi Windows Vista SP1, Windows 7, Windows Server 2003 SP2, Windows Server 2008,

  • Procesore Intel Core i3 ose me i madh

  • 2 GB Ram per klientet 

  • 8 GB Ram per Serverin

Programi i hotelerise me Booking Engine dhe Revenue Management

Rezervoni tani demo tuaj falas

Na kontakto

Adresa: S.S. Adriatica 62, Misano Adriatico (RN)

Zyra: E Hene-E Premte nga 9:00 ne 13:00 dhe 14:30 ne 18:30

Suporti teknik: 7 dite ne jave / 365 dite ne vit / nga 8:00 ne 20:00

VAT: 04211680402

Na ndiq

informacione kërkesë

Emri struktures
Emri
Telefons
Email
Shteti
City:
Province:
Country:
Tashmë klientit tonë?
Kerkesa
Copyright © 2017 Ericsoft Srl - Via Adriatica, 62, Misano Adriatico (RN) - Italia
Website created with ericsoft